Flash

Angelina Jolie dhe Richard Madden janë evakuuar nga seti i xhirimeve pas gjetjes së një bombe

Lapsi.al 5 November 2019
Angelina Jolie dhe Richard Madden janë evakuuar nga seti i xhirimeve pas

Dy aktorët Angelina Jolie dhe Richard Madden janë evakuuar menjëherë nga seti i xhirimeve të “The Eternals” pasi një bombë e pashpërthyer u gjet shumë pranë.

Seti i vendosur në Fuerteventura të ishujve Kanarie, duhej të evakuohej për të lejuar ekspertët e asgjësimit të bombave të çarmatosnin pajisjen, që mendohet se kishte mbetur nga një bazë naziste e Luftës së Dytë Botërore.

Një burim i brendshëm i tha “The Sun”: “Ishte tmerruese – bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej”.

“Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të”.

Sipas burimit, në set pati panik përpara se ekuipazhi të urdhërohej të largohej prej aty.

Angelina, 44 vjeçe, dhe Richard, 33 vjeç, janë duke luajtur rolet kryesore Thena dhe Ikaris në “The Eternals”, një film me superheronj nga Marvel.

Aktori kryesor i “Game Of Thrones” Kit Harrington, 32 vjeç, gjithashtu është bërë pjesë e kastit të filmit që thuhet se do të dalë vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

Joker arrin fitimin prej 1 miliard dollarë

Filmi “Joker” po arrin përfitime marramendëse, kur kihet parasysh se nuk është një film tradicional me superheronj, duke shënuar kështu një arritje të madhe të ...

12:00

Luiz Ejlli: Festivali i RTSH-së, i korruptuar

Luiz Ejlli mendon se festivali i RTSH-së është i korruptuar dhe se pazaret dhe hilet datojnë kur u vendos se këngëtari fitues do të përfaqësonte Shqipërinë në E...

10:35

13 vjeçarja sfidon Elon Musk

Caroline Crouchley, një nxënëse nga New York-u, mund të ketë shpikur një zgjidhje më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj mjedisit. Ideja e saj fitoi vendin e dy...

16:57

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI