Faktet/ Redian Rraja shantazhoi oficerin e policisë, por si hyri gjemb në këmbë
Nëse Redian Rraja është autori i vërtetë i atentatit të Shkozetit, identik i tillë është edhe rasti i tij. Nevojat e propagandës e lejuan atë të bridhte i lirë. Policia politike e Rilindjes kryqëzoi një nga efektivët e saj vetëm që mos kriste imazhin e qeverisjes. Dhe ai që duhet të gjendej pas hekurave u bë një vit më pas heroi i një ngjarjeje tjetër “spektakolare”. Po, po, në mos për bëma të tjera, sot Rraja duhet të ishte në burg, sepse kishte kërcënuar një vajzë dhe se kishte shantazhuar një punonjës policie. Derisa nuk e bëri këtë, policia politike e Rilindjes dhe mbrojtësit e saj, duhet të kenë së paku guximin të heshtin. Ataj janë me vonesë, tepër me vonesë edhe sikur këtë herë, realisht të kenë prangosur atentatorin e vërtetë. ©Lapsi.al