Flash

13 përfitime shëndetësore të lëngut të shegës

Lapsi.al 5 November 2019
13 përfitime shëndetësore të lëngut të shegës

Antioksidantët

Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë sesa shumica e lëngjeve të frutave. Ai ka gjithashtu tre herë më shumë antioksidantë sesa vera e kuqe dhe çaji jeshil. Antioksidantët e lëngut të shegës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe të zvogëlojnë inflamacionin.

Vitamina C

Lëngu i një shege të vetme përmban më shumë se 40% të nevojës ditore për vitaminë C. Këshillohet të konsumoni lëng të freskët shege të bërë në shtëpi duke shmangur produktet e paketuara.

Parandalimi i kancerit

Së fundmi, studiues të shumtë janë të mendimit se shegët mund të zvogëlojnë shumimin e qelizave të kancerit. Studimet janë ende në fazën fillestare, por rezultatet duken të kënaqshme.

Mbrojtja nga Alzheimer

Antioksidantët e pranishëm në lëngun e shegës besohet se ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes së Alzheimer-it duke përmirësuar kujtesën.

Tretja

Lëngu i shegës zvogëlon inflamacionin në zorrë dhe përmirëson tretjen.

Artriti

Gjithnjë e më tepër, lëngu i shegës po studiohet për efektet e dobishme në kurimin e osteoporozës, artritit reumatoid dhe llojeve të tjera të inflamacionit të nyjeve.

Sëmundjet e zemrës

Lëngu i shegës konsiderohet si një nga lëngjet më të shëndetshëm për sëmundjet kardiovaskulare. Ai mbron zemrën dhe arteriet.

Presioni i gjakut

Shega ka efekt edhe në uljen e presionit të lartë të gjakut. Mjekët këshillojnë që personat që hasin një problem të tillë, të konsumojnë çdo ditë lëng shege.

Antiviral

Për shkak të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë, lëngu i shegës forcon imunitetin, parandalon sëmundjet dhe infeksionet. Shegët janë të njohura për vetitë antibakteriale dhe efektet kundër viruseve.

Vitaminat e tjera

Përpos vitaminës C, shegët përmbajnë edhe vitaminë E dhe K.

Performanca seksuale dhe fertiliteti

Besohet se lëngu i shegës ka veti në performancën seksuale duke qenë se ndikon te hormonet përkatëse. Po kështu studime të ndryshme po merren edhe me efektin që kanë shegët në fertilitet.

Performanca sportive

Qershitë dhe panxhari janë po aq përmirësues të aftësive sportive sa edhe shegët, që pakësojnë dhimbjet dhe përshpejtojnë rikuperimin.

Diabeti

Shega është përdorur gjithnjë si ilaç për diabetin në Lindjen e Mesme dhe Indi. Ende nuk ka studime të sakta, besohet se ndihmon në uljen e sheqerit në gjak

Të këshilluara

8 arsye pse turistët zhgënjehen nga Parisi

Parisi më shumë se një vend. Në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art ...

12:30

Facebook sjell një opsion të ri

“Preventive Healthcare”, është një opsion i ri i Facebook dedikuar parandalimit të sëmundjeve të zemrës, tumorit dhe sëmundjeve sezonale. Gjiganti i rrjeteve...

13:00

Makinat elektrike, gati në vitin 2020

Moduli i ardhshëm i Transportit të së Ardhmes është shumë pranë veturave elektrike që drejtohen nga veturat e dizajnuara nga Tesla ose Mercedes. Me një shpej...

17:01

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI