Një magazinë është përfshirë nga flakët në “4 rrugët e Shijakut" pasditen e sotme. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po shuajnë flakët. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në magazinën me pajisje elektrike janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
[video width="320" height="584" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/durrs1-1.mp4"][/video]
[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/durrs2.mp4"][/video]