Fundjavën e kaluar, Princ Harry udhëtoi drejt Tokios për të ndjekur ndeshjen finale të Rugby Ëorld Cup mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut. Gjatë vizitës, Duka i Sussex takoi disa atletë paraplegjikë dhe një grup studentësh.
Gjatë vizitës me studentët, ndodhi diçka interesante. Një vajzë nga grupi i bëri një kompliment flirtues Harry-t. E quajti “të pashëm.” Përgjigjia e tij? Thjesht i tregoi unazën dhe i rikujtoi se është i zënë.
Në videon e postuar nga The Royal Family Channel, Harry shihet teksa i tregon unazën vajzës dhe i thotë “jam i martuar.” Teksa princi largohet, gjithë grupi i studentëve shpërtheu në të qeshura