Qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2019 duke rishpërndarë fondet mes disa sektorëve përmes një akti normativ. Më shumë para kalojnë tek pushteti lokal që përfiton një rritje të shpenzimeve me 4 miliardë lekë, ministritë e Bujqësisë, Mbrojtjes dhe e Brendshme. Duke argumentuar këto lëvizje në buxhet, ministrja e Financave Anila Denaj konfirmoi gjithashtu një shtesë fondi edhe për organet e reja të drejtësisë. Por qeveria nuk sqaron se nga janë hequr fondet që do rishpërndahen.