Flash

Ndërtimi/ 24 projekte në dy muaj, Tirana me pallate, bregdeti me hotele e komplekse

Lapsi.al 4 November 2019
Ndërtimi/ 24 projekte në dy muaj, Tirana me pallate, bregdeti me

Të paktën 24 projekte kanë kaluar në duart e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për të dhënë vendim lidhur me kërkesat që kanë paraqitur subjekte të ndryshëm për zbatimin e projekteve nga pallatet tek komplekset turistike. Ajo që bie në sy është një qendërzim i ndërtimit në kryeqytet dhe kjo për ndërtime me orientim banimin ndërkohë që një pjesë e vogël mbeten të lidhura me hotele apo shërbime. Kërkesat janë për ndërtime në zona të tilla si Kodra e Diellit, në rrugën Skënder Kosturi, në atë Qemal Stafa e kështu me radhë. Kryesisht bëhet fjalë për ndërtesa banimi 2-11 kate por edhe komplekse që kanë në total ndërtime me lartësi katesh të ndryshme. Rekordin e mban kompania 2T e cila ka kërkuar autorizimin nga AKM për vlerësim paraprak lidhur me godinë banimi dhe shërbime 6, 8, 10 dhe 13-22 kate me 3 kate parkim nëntokë.

Në bregdet bien në sy të kërkesat nga dy subjekte ku e para ka kërkuar ndërtim kompleks vilash në Kepin e Rodonit kurse e dyta kompleks turistik në zonën e Hamallajt.

Për një pjesë të mirë të projekteve agjencia ka dhënë vendim lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis ndërsa për një pjesë tjetër ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin.

Përgjatë këtij viti në total nga ana e AKM janë mbajtur të paktën 55 mbledhje ku merren në analizë kërkesat e subjekteve të ndryshëm të lidhura me aktivitete si ndërtimi i objekteve të banimit, ndërtime hidrocentralesh, kompleksesh turistikë. Tendenca edhe përgjatë këtij viti është ajo e kërkesave të shumta për vlerësim lidhur me hidrocentralet, minierat por edhe pallatet teksa agroturizmi ka shfaqur gjithashtu lulëzim duke qenë se subjektet që kanë dorëzuar dokumentacionin për të marrë miratimin nga ana e autoriteve kanë qenë të shumta dhe të shpërndara në të gjithë vendin.

Subjektet sipas ligjit kanë detyrimin që të paraqesin një vlerësim të ndikimit në mjedis paraprak e cila pasohet nga një vlerësim i dytë më i thelluar. /monitor 

Të këshilluara

Durrës, mbytet në plazh një vajzë e re

Një vajzë është gjetur e mbytur në plazh të Durrësit, përkatësisht te pista Kosova. Viktima nuk është identifikuar ende, por raportohet të jetë mes 25-30 vjeçe....

12:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI