Flash

Ishte lidhur me një punonjëse, shkarkohet drejtori ekzekutiv i kompanisë së njohur

Lapsi.al 4 November 2019
Ishte lidhur me një punonjëse, shkarkohet drejtori ekzekutiv i

McDonald’s ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj Steve Easterbrook pasi ai pati një lidhje me një punonjëse. Gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë tha se marrëdhënia ishte konsensuale, por Easterbrook kishte “shkelur politikën e kompanisë” dhe kishte treguar “gjykim të dobët”. Biznesmeni britanik, i cili fitoi gati 16 milion dollarë vitin e kaluar, do të marrë pagë për 26 javë. Në një e-mail për stafin, Easterbrook pranoi marrëdhënien dhe tha se ishte një gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha që unë të eci përpara”, - tha ai. Easterbrook, 52 vjeç, i cili është i divorcuar, për herë të parë ka punuar për McDonald’s në 1993 si menaxher në Londër.

Ai u largua në vitin 2011 dhe u bë shef ekzekutiv i Pizza Express dhe më pas i kompanisë ushqimore aziatike Wagamama. Në vitin 2013 u kthye sërish në McDonald’s dhe u bë drejtuesi i saj për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën veriore. Në vitin 2015 u emërua shef ekzekutiv i McDonald’s.

Të këshilluara

(VIDEO) Zjarr i madh në Shijak

Një magazinë është përfshirë nga flakët në “4 rrugët e Shijakut" pasditen e sotme. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse nd...

16:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI