Flash

Gorbaçov: Bota në rrezik kolosal nga armët bërthamore

Lapsi.al 4 November 2019
Gorbaçov: Bota në rrezik kolosal nga armët bërthamore

Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, paralajmëroi se mosmarrëveshjet aktuale midis Rusisë dhe Perëndimit e çojnë botën në “rrezik kolosal” për shkak të kërcënimit nga armët bërthamore.

Në një intervistë për BBC-në, Gorbachev kërkoi nga të gjitha vendet që të deklarohen për shkatërrimin e armëve bërthamore, me qëllim “shpëtimin e vetes dhe të planetit”.

“Për aq kohë sa ekzistojnë armë të shkatërrimit në masë, në radhë të parë armë bërthamore, rreziku është kolosal”, tha Gorbachev.

Intervista vjen tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit dhe në kohën e shqetësimeve në rrijtje për kthim në Luftën e Ftohtë.

I pyetur t’i përshkruajë tensionet aktuale midis Moskës dhe Perëndimit, Gorbachev tha: “Të ftohta dhe luftë”.

Frika për një garë të re me armë bërthamore është rritur prejse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë tërhequr, muaj më parë, nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Ky traktat, me të cilin janë shkatërruar koka të shumta bërthamore, është nënshkruar më 1987 nga Gorbachev dhe presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan./rel

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI