Flash

FOTO/ Ndahet nga jeta zhigoloja i famshëm i Hollywood që çoi në shtrat 150 aktore

Lapsi.al 4 November 2019
FOTO/ Ndahet nga jeta zhigoloja i famshëm i Hollywood që çoi

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare Scotty Bowers. Për shumë njerëz, ky emër nuk thotë gjë. Por, ai ka qenë zhigoloja më i famshëm i yjeve të Hollivudit. Katharine Hepburn, Rock Hudson, Lana Turner, Ava Gardner, Cary Grant, Randolph Scott, kanë qenë disa nga emrat e njohur të Hollivudit, që kanë pasur marrëdhënie me Bowers.

Regjisori Matt Tyrnauer ka bërë një dokumentar për historinë e tij, “Scotty and the Secret History of Hollywood” (2017), bazuar në librin me kujtime të Boëers, me titullin: “Full Service: My Adventures in Hollywood and the Secret Sex Lives of the Stars” (2012). Libri është shkruar pas 150 orë interviste, ku Bowers tregon “mbrëmjet e nxehta”, të cilat përfundonin në orgji, që organizonte për yjet e Hollivudit në vitet “40 dhe “50.

Historia e tij është e pabesueshme. Fillimisht ai shkoi në Marinën amerikane. Më pas u kthye dhe nisi punë në një pikë karburanti. Aty takohet me aktorin Walter Pidgeon, i cili pasi mbush makinën, i ofron 20 dollarë për një “shërbim ekstra”.

Ai e ftoi në shtëpi 23-vjeçarin dhe këtu pastaj fillon historia e “zhigolosë” së famshëm, që shkonte jo vetëm me aktore, por dhe me aktorë. Ai shprehet në librin e tij, se ka shkuar me 150 aktorë dhe aktore. Bowers thotë në librin e tij, se ai flinte me aktoren Vivien Leigh në shtëpinë e saj, ku ajo jetonte me burrin e vet në atë kohë, Laurence Olivier.

“Çfarëdo që të donin njerëzit, unë e kisha atë. Unë mund të bëja të gjitha fantazitë e tyre, realitet”, - tregon ai në libër.

“Kam heshtur gjatë gjithë këtyre viteve sepse nuk doja të lëndoja asnjë nga këta njerëz”, - tha Bowers për “New York Times” pas botimit të librit të tij në vitin 2012. Deri në atë moment, të gjitha personat e famshëm për të cilët ai shkroi, kishin vdekur.

Image result for Scotty Bowers

Të këshilluara

(VIDEO) Zjarr i madh në Shijak

Një magazinë është përfshirë nga flakët në “4 rrugët e Shijakut" pasditen e sotme. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse nd...

16:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI