Flash

E tradhëtoi me menaxherin, motra e Beyonce i jep fund martesës 5-vjeçare me Alan Ferguson

Lapsi.al 4 November 2019
E tradhëtoi me menaxherin, motra e Beyonce i jep fund martesës

Solange Knowles ka njoftuar në Instagram se i ka dhënë fund martesës së saj gati 5-vjeçare. Motra e Beyonce ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Alan Ferguson, janë ndarë në fillim të këtij viti në mënyrën më të qetë të mundshme.

“11 vite më parë takova një njeri fenomenal që ndryshoi çdo ekzistencë të jetës time, por në fillim të këtij viti ne u ndamë”, shkrun këngëtarja ndër të tjera në postimin e saj.

Këngëtarja nuk ka zbuluar arsyen e ndarjes, megjithatë mediat e huaja shkruajnë se ajo e ka tradhtuar bashkëshortin me menaxherin e saj. Por për të hedhur poshtë zërat Solange ka bërë një deklaratë ku thotë se interneti gënjen dhe tradhtia nuk zë fare vend në ndarjen e saj.

Solange dhe Alan celebruan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014 në një ceremoni madhështore të zhvilluar në New Orleans.

Këngëtarja dhe Alan nga martesa e tyre nuk kanë asnjë fëmijë, ndërsa ata jetonin bashkë me djalin 15-vjeçar të Knowles, të cilin e kishte nga martesa e saj e parë.

Të këshilluara

Kastro Zizo baba për herë të tretë

Kastro Zizo ka prezantuar këtë të dielë këngën e tij pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Kënga e tij titullohet “Pema e jetës”, ndaj Ardit Gjebrea e ...

11:30

Harry dhe Meghan zhgënjejnë mbretëreshën

E gjithë familja mbretërore duket se është e prekur nga problemet e Meghan Markle dhe Princit Harry, por mbretëresha Elizabeth është shumë e zhgënjyer nga vepri...

15:35

Wanda Nara provokon tifozët

Wanda Nara është padyshim një makth për tifozët e Interit. Ajo ishte shkaktarja kryesore e prishjes së mardhënieve të Ikardit me Interin dhe tifozët e klubit. ...

13:35

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI