Flash

Bisedime me SHBA? Irani përjashton çdo mundësi

Lapsi.al 4 November 2019
Bisedime me SHBA? Irani përjashton çdo mundësi

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara si një mjet efektiv për të bllokuar ndërhyrjen amerikane në vend.

Ayatollah Ali Khamenei u tha studentëve në një fjalim që u transmetua në televizionin shtetëror një ditë para 40 vjetorit të marrjes së ambasadës amerikane në Teheran, se negocimi me Shtetet e Bashkuara do të thoshte që Irani po i nënshtrohej politikës së tyre maksimale të presionit.

Khamenei paralajmëroi se “përvojat e Kubës dhe Koresë së Veriut janë para syve tuaj”, duke shtuar se negociatat mes Uashingtonit dhe dy vendeve të tjera nuk kishin çuar në uljen e sanksioneve.

Tensionet kanë qenë të larta mes Uashigtonit dhe Teheranit pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015, shkruan VoA.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të sprapsin ndikimin e Iranit në të gjithë rajonin duke vendosur sanksione dhe duke ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera për kundërshtarët e tij.

Këto sanksione e kanë ndaluar Iranin të shesë naftën e tij jashtë vendit dhe e kanë dëmtuar ekonominë e tij. Qysh atëherë Irani ka filluar të shkelë kushtet e marrëveshjes bërthamore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI