Flash

Analiza/ Turi i Bashës, rreziku i një fllucke të re

Lapsi.al 4 November 2019
Analiza/ Turi i Bashës, rreziku i një fllucke të re

Lajmi se Lulzim Basha ka filluar një tur të ri për të afruar zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri, rrezikon të përfundojë si një flluskë sapuni. Ai nuk mund të jetë thjeshtë një mundësi për të zëvendësuar mungesën e gjatë në debatet televizive, me një show që i lejon oportunitetin e komunikimit me kaseta të gatshme. Ai nuk mund të jetë as thjeshtë një shfaqje ku tubohen demokratët e forumit rinor për të bërë qokën e radhës.

Nëse e ka nisur për këto, lideri i PD po prodhon një vrimë në ujë.

Sepse problemet e vërteta të opozitës janë të tjera.

Së pari ato fillojnë me bjerrjen e besimit (ashtu sikurse ndodh sa herë që në një vend instalohet një rregjim) se opozita ka fuqinë ta rrëzojë kastën në pushtet. Në këtë kuptim, ky tur, duhet të mobilizojë në maksimum demokratët dhe votuesit potencial të tyre.

Në radhë të dytë, ai duhet të shërbejë (nëse Basha e ka fuqinë ta bëjë këtë) për të çrrënjosur sadopak idenë se këtu janë të gjithë njësoj. Përpara se të përsërisë dokrrat e përhershme anti Rama, lideri i PD duhet të sqarojë deri në stërmundim: pse e mbylli me turp rrugën radikale? Pse ka hequr dorë nga shprehja nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër? Ç’qe ky tërmet që e zhvendosi në vilat e atij që e pati ektiketuar si oligark? Pse ngurron të flasë për një sistem me lista të hapura?

Por për të bërë këtë, pra për të motivuar të vetët dhe për të afruar skeptikët, Lulzim Basha nuk mund të bëjë “dialog” me tifozët e tij. Ai nuk mund të na dhurojë skena të shpifura si ato të sotmet në Librazhd, kur një e re më e militantizuar se pleqtë punistë, tallej me Taulat Ballën dhe lavdëronte arritjet e qeverisë Berisha.

Këto skena nuk i shërbejnë askujt.

Nëse vërtet do të mbërrijë diku, kreu i  PD, duhet të angazhohet në një debat real që i jep përgjigje dilemave që kanë të gjithë kundërshtarët e kësaj qeverie, qoftë ata që janë në partinë e tij, qoftë ata që janë më larg asaj.

Përndryshe me këtë tur, ai vërtet mund të fitojë kohën televizive që ka humbur nga frika e mospërballjes me gazetarët, por ama, as ato orë apo minuta, as kasetat e gatshme, nuk do ia shtojnë përkrahjen e atyre që ende e shohin me mosbesim.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI