Wanda Nara është padyshim një makth për tifozët e Interit. Ajo ishte shkaktarja kryesore e prishjes së mardhënieve të Ikardit me Interin dhe tifozët e klubit.
Gjithsesi, Wanda nuk heq dorë dhe vazhdon me provokimet e saj duke acaruar vazhdimisht fansat zikaltër.
Së fundmi, ajo ka postuar një video të djalit të saj teksa argëtohet në shtëpi, duke mbajtur veshur fanellën e Dordmundit, rivalit të zikaltërve në Ligën e Kampioneve.
Me siguri tifozëve të Interit dhe drejtuesve nuk u ka pëlqyer kjo, gjë, aq më tepër për faktin se janë ende zotërues të kartonit të Mauro Ikardit.