Flash

Skandali/ Mjeku që denoncon "grabitjen kolosale" me koncesionin e sterlilizimit

Lapsi.al 3 November 2019
Skandali/ Mjeku që denoncon "grabitjen kolosale" me koncesionin e
Skandali i vazhdueshëm i koncesionit të sterilizimit të paisjeve mjeksore, që shpesh është denoncuar nga media apo opozita, këtë herë ka marrë një goditje të fortë nga një profesionist. Fjala është për mjekun urolog, Artan Koni që ka denoncuar me një video atë që ai e quan "grabitje kolosale". Ajo që e ka shtyrë mjekun të protestojë dhe të ngrejë zërin është një shkresë e Ministrisë të shëndetësisë drejtuar spitaleve kryesore të vendit, për ti kërkuar atyre që gjatë vitit të ardhshëm të bëjnë më pak operacione se gjatë vitit të shkuar. Arsyeja: koncesionari i strelilizimit "Sani Service" po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria bën kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash. Nisur nga kjo, mjeku Artan Koni bën reagimin (mos e humb videon poshtë). Sikur shteti ta bënte me fonde publike dhe jo me koncesion privat sterilizimin, me aq para sa harxhon do të mund të operonte....sa??? Plot 7 milionë shqiptarë në vit. Ja pse sipas këtij profesionisti të guximshëm, që në vend të emigrojë në Gjermani zgjedh të ngrejë zërin, koncesioni i sterilizimit është një grabitje spektakolare.  I vënë shpesh në akuzë për këtë skandal, kryeministri Rama e ka mbrojtur gjithnjë atë. Madje në prag të zgjedhjeve të 2017, ai u paraqit në emisionin "Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit me një set paisjesh të vjetra mjeksore në dorë duke thënë se ai qe krenar për këtë arritje (video poshte). Ai e krahasoi vetën me paisjet e reja dhe opozitën politike me veglat e vjetra. Por kontrata e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u firmos mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sani Service në dhjetor 2015 për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh, gjithmonë ka ngritur dyshime. Pas një investigimi të BIRN që kur kompania koncesionare Sani Service, u shpall fituese u zbulua se pas saj fshihej një mik i Ramës dhe ish ministrit Ilir Beqja, Ilir Rrapaj që pati punuar në ndërtim si emigrant në Itali. Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbria znj. Catiuscia Marini më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Minsitria e Shëndetësisë Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh. Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore. Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar. Lexo më tej: Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Pikërisht kësaj kompanie shteti i dha këtë vit 7 milionë euro (3,6 më shumë se parashikimi) gjë që e detyroi Ministrinë e shëndetësisë të urdhëronte spitalet të operonin më pak të sëmurë. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI