Flash

Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36 shqiptarë

Lapsi.al 3 November 2019
Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 36

Tridhjetë e gjashtë shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe në Belgjikë janë rikthyer sërish në Shqipëri. Policia bën me dije se shqiptarët kanë thyer rregullat e lëvizjes shengen. Nga këta 31 kthehen nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Ky operacion u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare. Ministria e Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos synojnë azilin në vendet e Europës pasi mundësia për ta fituar atë është pothuajse zero.

Të këshilluara

Durrës, mbytet në plazh një vajzë e re

Një vajzë është gjetur e mbytur në plazh të Durrësit, përkatësisht te pista Kosova. Viktima nuk është identifikuar ende, por raportohet të jetë mes 25-30 vjeçe....

12:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI