Flash

'Furtunë' në burgun e Fushë-Krujës, pezullohen nga detyra 8 punonjës

Lapsi.al 3 November 2019
'Furtunë' në burgun e Fushë-Krujës, pezullohen nga

Tetë punonjës të burgut të Fushë-Krujës janë pezulluar nga detyra, pasi është zbuluar një rast i futjes së drogës brenda ambienteve të burgut.

Pas një hetimi disa-mujor me metoda speciale nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal, ku një të dënuari i futej kanabis në burg nga bashkëshortja e tij, dhe më pas ai e shiste brenda ambienteve të burgut.

Mësohet se i dënuari ua shiste lëndën narkotike të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1 mijë lekë të reja.

Punonjësit e arrestuar janë:

1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

2-S.Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-L.C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-A.D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

6-O.K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-L.C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Ndërkohë, -ër shtetasin Isuf Rama është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Forcimi i masave të sigurisë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale ka qenë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku janë ndërmarrë një sërë masash të forta ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Ndërkohë, së fundmi ministrja Gjonaj ka ndërruar të gjithë shefat e policisë së Burgjeve duke i dhënë përparësi figurave me integritet dhe përgatitje të lartë profesionale.

Të këshilluara

Durrës, mbytet në plazh një vajzë e re

Një vajzë është gjetur e mbytur në plazh të Durrësit, përkatësisht te pista Kosova. Viktima nuk është identifikuar ende, por raportohet të jetë mes 25-30 vjeçe....

12:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI