Flash

Rob Kardashian fotografohet krah shoqes së Kylie Jenner

Lapsi.al 2 November 2019
Rob Kardashian fotografohet krah shoqes së Kylie Jenner

Rob Kardashian mori pjesë në një nga festat e motrës së tij Kendall Jenner.

Ai u fotografua duke dalë nga festa private që Kendall mbajti në Blind Dragon në Los Angeles për Halloween. Kendall mbush 24 vjeç në 3 nëntor por si traditë e familjes, ajo organizoi një festë paraprake.

24-vjeçarja festoi me personazhe të tjerë të famshëm përfshirë Leonardo DiCaprio, Hailey Baldwin, Jaden Smith , motrat Hadid dhe Drake. Motrat e Kendall, Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner ishin gjithashtu të pranishme.

Por Rob tërhoqi vëmendjen pasi u pa shumë pranë shoqes së ngushtë të Kylie-t, Stassie-t. Ai i kishte vendosur dorën të beli kur të dy u panë duke dalë nga festa për të hipur në një automjet.

Rob ka qëndruar jashtë vëmendjes së publikut për muaj me radhë dhe kjo paraqitje e tij tregon diçka.

Mos ndoshta flet për një lidhje të re?

Të këshilluara

Vipat shqiptarë që bënë xing për Halloween

Prej disa vitesh tashmë, Halloëeen është kthyer në trend edhe në Shqipëri. E vetmja gjë që mungon është frymëzimi. Kjo çon që shumë prej vipave të kenë të njëjt...

15:33

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI