Flash

Kylie dhe Drake kapen sërish mat

Lapsi.al 2 November 2019
Kylie dhe Drake kapen sërish mat

Prej disa ditësh, në media po qarkullon lajmi se miliarderja Kylie Jenner dhe ylli i muzikës, Drake, kanë nisur një lidhje të re.

Gjithçka nisi gjatë festës së ditëlindjes së Drake një javë më parë, ku 22-vjeçarja u pa shumë e afërt me reperin dhe burimet treguan se ia kaluan shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar ata janë parë sërish në bashku, gjë që na bën të mendojmë se aludimet për lidhje janë të vërteta.

Ata festuan Halloween-in në festën e Drake, ku Kylie u shfaq e veshur si një elf bjond dhe super seksi.

Ajo e ndau pamjen me ndjekësit e saj në Instagram, mirëpo prapaskenat e kësaj nate, as Kylie dhe as Drake s’kanë preferuar t’i ndajnë me fansat në rrjete sociale.

Të këshilluara

Vipat shqiptarë që bënë xing për Halloween

Prej disa vitesh tashmë, Halloëeen është kthyer në trend edhe në Shqipëri. E vetmja gjë që mungon është frymëzimi. Kjo çon që shumë prej vipave të kenë të njëjt...

15:33

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI