Flash

Frikë nga reforma në drejtësi? Flet Ilir Meta: Frika u përket frikacakëve

Lapsi.al 2 November 2019
Frikë nga reforma në drejtësi? Flet Ilir Meta: Frika u

Në një intervistë për gazetën MAPO, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thënë ndër të tjera se zgjidhja e krizës politike është pika e referimit për zgjidhjen e krizës në vend dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas tij ajo është platforma më e mirë për daljen e vendit nga kriza dhe arritjen e reformave për një anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE. Meta është pyetur edhe nëse ka frikë apo jo nga reforma në drejtësi sikundër qarkullon prej kohësh kjo tezë nga mazhoranca. Përgjigjja e tij është kjo.

Kjo është një nga tezat më bajate e sponsorizuar majmërisht nga ata që duan qëllimisht dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë.

Është e qartë nga të gjithë se pa përpjekjet e mia, Reforma në Drejtësi e 21-22 korrikut 2016, që u miratua me 140 vota, nuk do ishte arrirë, por do të kishte lindur e dështuar dhe Shqipëria nuk do të kishte marrë as rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave në vjeshtën e vitit 2016, për shkak të konsensusit të ndryshimeve kushtetuese.

Të gjithë e kanë të qartë se kujt i ka interesuar asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Frika u përket frikacakëve. Kjo nuk ka lidhje me Presidentin, pasi të gjithë e dinë se ai nuk i përket kësaj kategorie.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI