Flash

Reperi serb me flamurin shqiptar në klip: Jemi një familje (VIDEO)

Lapsi.al 1 November 2019
Reperi serb me flamurin shqiptar në klip: Jemi një familje (VIDEO)

Artistët me origjinë serbe gjithnjë e më shumë po i bëjnë jehonë miqësive serbo-shqiptare në rajon!

Pas Miss Serbisë që bëri shenjën e shqiponjës me duar, këtë herë një tjetër reper me origjinë serbe ka bërë një gjest të bujshëm për shqiptarët.

Aleksandar Milosavljeviç i njohur me emrin e artit Aki Aki ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi shfaqet me flamurin shqiptar kuqezi në videoklipin e tij të ri “Cani Sciolti”.

Ai i sheh kombet si familje dhe shprehet se shqiptarë e serbë janë bashkë!

“Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë”, këndon Aki Aki.

Ndoshta kjo qasje e reperit ndaj shqiptarëve lidhet edhe me faktin që ai prej vitesh jeton në Cadenazzo të Italisë.

Kënga e tij “Cani Sciolti” ka marrë mijëra shikime në Youtube e është bërë tepër e bujshme pikërisht për faktin që shqiptarët i quan familje.

https://www.youtube.com/watch?v=bxMtmzmZOy8

Të këshilluara

Ndahet nga jeta kitaristi i grupit 'Trix'

Një nga grupet më të famshme ka qenë grupi TRIX si një ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974, vit ky në të cilin u formuan ed...

12:14

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI