Shumë shpejt, në Turqi do të nisë transmetimin një serial i ri i cili do të quhet “Azize”. Kryeprotagonistët e serialit do të jenë dy aktorët e famshëm Bugra Gulsoy dhe Hande Erçel. Historia e serialit flet për një familje që kontrollon mafian dhe nëntokën. Mirëpo, gjatë një interviste për mediat turke, Bugra Gulsoy tregoi se është pjesë e një familjeje shqiptare dhe personazhi i tij do të quhet “Kartal” (që në shqip përkthehet shqiponjë). Hande Erçel do të luajë rolin e “Azize”, e cila është një infermiere që kërkon të hakmerret ndaj familjes shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=egv-3Ih5D6A