Flash

Pas zjarrit në Kaliforni, Sofia Richie bën deklaratën e pavend

Lapsi.al 31 October 2019
Pas zjarrit në Kaliforni, Sofia Richie bën deklaratën e pavend

Sofia Richie, vajza e Lionel Richie-t, 21-vjeçare, e dashura e ish-it të Kourtney Kardashian, Scott Disick, është një nga ata/ato që njihen si influencues të rrjeteve sociale. Si gjithë të tjerët, Sofia duhet të kujdeset që të postojë vazhdimisht foto në vende piktoreske, shoqëruar me mbishkrime të lezetshme për të rritur audiencën, por ndodh që gjërat ndonjëherë dalin jashtë kontrollit.

Së fundmi, ajo postoi në Instagram një foto ku qëndron në fillim të disa shkallëve spirale shoqëruar me mbishkrimin “Santa Ana – topuz i çrregullt,” si për të thënë që për shkak të erërave të forta, më në fund ia doli të realizojë topuzin e çrregullt.

Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë postimin sepse me termin Santa Ana njerëzit i referohen erërave famëkeqe gjatë sezonit të thatë, të cilat shkaktojnë zjarre dhe shkatërrojnë tokat. Duke marrë parasysh që për momentin Kalifornia po lufton me zjarret masive, mbishkrimi i Richie-t është i pahijshëm.

Të këshilluara

Lirohet nga burgu aktorja amerikane

Felicity Huffman është dënuar pak ditë më parë me 14 ditë heqje lirie. Një gjykatëse federale në Boston e dënoi Huffman muajin e kaluar me 14 ditë burg, një gj...

18:35

Së shpejti seriali i ri 'House of the Dragon'

Shefi i programacionit të HBO njoftoi këtë të martë se ka porositur dhjetë episode të “House of the Dragon”, një serial që i paraprin ngjarjeve të “Game of Thro...

18:00

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI