Një ngjarje jo pak e rëndësishmë është ajo e Lumit Vjosa në Shqipëri e cilësuar si një arterie e natyrës e cila pritet të ndalojë së prodhuari energji dhe lëndë ushqyëse nga 8 digat të cilat do të vendosen nga dora e njeriut. Në mbrojtje të Vjosës përveç shoqërive civile, qëndron dhe aktori Leonardo diCaprio i njohur për humanizmin dhe dashurinë për natyrën. Ai ka shpërndarë një video të apneës ku shihet bukuria e egër e lumit Vjosë si dhe arsyet se përse hidrocentrali nuk duhet të ndërtohet!
Vjosa është një prej lumenjëve më të “egër” të Europës. Por për sa gjatë?
Lumi Vjosa përshkon midis shpateve të mbuluara me pyje të malit Pindus në Greqi e deri tek bregdeti Adriatik i Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka vënë në lëvizje plane për të dëmtuar Vjosën. Qellimi i tyre është të vendosin 8 diga përgjatë lumit. Kjo, për të gjeneruar shumë e energji elektrike për vendet më të varfra në Europë.
Kjo bën pjesë në një bum hidrocentralesh botëror, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë ndihmojnë në frenimin e varësisë nga karburantet fosile të ngrohjes globale. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara.
Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri.