Kate dhe Meghan i janë shitur shtypin dhe opinionit publik herë si mik dhe herë si armike, aq sa askush nuk di më ç’të mendojë për to, por fakte të reja kanë dalë në dritë.
Kohët e fundit, dukesha e Sussex-it Meghan Markle është vënë në qendër të kritikave. Çdo lëvizje e saj nuk i shpëton shtypit dhe paparazzi-ëve dhe një situatë e tillë ka rënduar më tej gjendjen e saj psikologjike. Kjo situatë ka shqetësuar të gjithë, madje edhe kunatën e saj të madhe.
Sipas një burimi pranë familjes mbretërore, i cili ka ndarë lajmin më pas në media, Kate mendohet t’i ketë thënë:
” Duhet të rrish e qetë. Të gjithë ne kemi kaluar një përballje të tillë me gazetarët. Është thjesht një moment i keq që do të kalojë. Mëso nga gabimet e tua dhe ec përpara.”