Grimieri i VIP-ave, Arbër Bytyqi ka gjetur padyshim mënyrën më të veçantë për t'u transformuar në Halloween.
Arbri nuk ka zgjedhur aspak të transformohet si ndonjë personazh apo të bëhet sa më i frikshëm, por grimieri është kthyer në femër. Ai ka postuar në Instagram një foto të transformimit bashkangjitur me foton e tij origjinale dhe shkruan: "Nga Arbër në Arba".
