Flash

Dua Lipa sjell datat e projektit ndërkombëtar

Lapsi.al 31 October 2019
Dua Lipa sjell datat e projektit ndërkombëtar

Dua Lipa, do të lançojë ditën e nesërme projektin e saj të bujshëm “Don’t start now”, për të cilin jemi të bindur se do të ketë super sukses. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Duas, i cili titullohet “New Era” (Epokë e re) dhe duket se kjo është me të vërtetë një epokë e re për këngëtaren shqiptare.

Pak ditë më parë ajo tregoi se do të performojë në një prej eventeve më të mëdha të muzikës që mbahet në fundvit, MTV VMAs.

Mirëpo, nuk ndalet me kaq!

Në një postim në InstaStory, Dua tregoi gjithashtu se do të performojë në Australi, në “ARIA Music Awards 2019.”

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar t’ju tregoj se do të vij në Australi për të performuar në “ARIA Awards 2019″ në Sydney, më 27 nëntor.”- shkruan këngëtarja.

Disa ditë më parë, fansat e Duas u merakosën kur ajo “u zhduk” nga rrjetet sociale.

Dua vendosi të fshinte gjithçka dhe madje hoqi dhe foton e profilit në Instagram, ndërsa të gjithë u bënë kuriozë të mësonin se ç’po kurdis këngëtarja.

Megjithatë, ajo është rikthyer më fuqishëm se asnjëherë dhe po punon fort, teksa na jep një nga një lajmet e sukseseve të saj.

Të këshilluara

Këshilla e Kate për Meghan Markle

Kate dhe Meghan i janë shitur shtypin dhe opinionit publik herë si mik dhe herë si armike, aq sa askush nuk di më ç’të mendojë për to, por fakte të reja kanë da...

13:00

Si u veshën të famshmit për Halloween

Sot është afati i fundit që keni për të vendosur sesi do të shndërroheni për Halloween. Për ju që do të dilni dhe e keni vendosur se do të maskoheni, ne kemi di...

12:12

Kim K dëshiron bashkëpunim me Jlo

Personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian është shprehur shpesh se dëshiron të jetë pjesë e projekteve kinematografike. Gjithashtu gjatë intervistave të n...

11:41

Selena Gomez: Jam prej 2 vitesh pa partner

Këngëtarja Selena Gomez ka sqaruar njëherë e mirë statusin e marrëdhënies së saj. Mediat rozë raportuan se Gomez është rikthyer me ish të dashurin e saj Samu...

11:09

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI