Flash

Zbulohet emri i koduar i mbretëreshës Elizabeth

Lapsi.al 30 October 2019
Zbulohet emri i koduar i mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth është një nga monarket më të njohura në botë, gjithashtu edhe nga më jetëgjatet në mbretërimin e Britanisë së Madhe. Siguria ndaj saj është mjaft e lartë dhe sigurisht që gjithmonë rojet e sigurisë i referohen asaj me kode. Së fundmi një person nga stafi mbretëror ka zbuluar edhe se si i thërrasin truprojat asaj. Nëse mendonit se i referohen si Shqiponja 1 ose Alpha Prime e keni gabim. Ata e thërrasin Sharon ose S dhe ka një shpjegim për këtë. Sipas burimit, gërma e parë e emrit lidhet me fjalën SOVRAN, sunduesi suprem, ndaj është dhe kjo zgjedhje. Historiani mbretëror Hugo Vickers e konfirmoi këtë të fundit, prandaj duhet që mbretëresha të mendojë tashmë një zgjidhje tjetër.

Të këshilluara

Blero i kthehet muzikës pas dasmës

Pas martesës Blero është duke punuar për një projekt të rëndësishëm muzikor. Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtar ka treguar se së shpejti do të sjellë...

13:12

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI