Flash

Liam Payne: Të bëhesha baba, gjëja më e frikshme në botë

Lapsi.al 30 October 2019
Liam Payne: Të bëhesha baba, gjëja më e frikshme në

Këngëtari 26-vjeçar ka ndryshuar 100% që nga momenti kur u bë baba për herë të parë.

Në mars të 2017, ai dhe ish-partnerja e tij Cheryl Cole sollën në jetë bebushin Bear Gray. Asokohe, Liam ishte vetëm 23-vjeç dhe të bëhej baba ngjante si “gjëja më e frikshme në botë”. “Fillimisht dukej si gjëja më e frikshme në botë. Thua me vete: ‘Oh Zot, unë duhet të kujdesem për këtë gjënë e vogël’. Isha shumë i ri kur u bëra baba, por gjithsesi je gjithë kohën duke mësuar.”- u shpreh Liam.

Teksa fliste për prindërimin dhe sfidat, Liam shtoi se kjo eksperiencë e ka bërë të kuptojë se gjërat nuk janë asnjëherë siç ai mendonte se ishin.  “Ti fillimisht mendon se do të kesh një përgjigje për çdo gjë në kohën që vjen pyetja, por jo. Ti ende s’ke zbuluar shumë gjëra vetë. Duhet të kujtoja se nuk më duhet të kujdesem vetëm për veten apo të mësoj rreth vetes. Pas lindjes së djalit përpiqesha të dija çdo nevojë që ai kishte.”

Pas ndarjes nga ylli i “Parachute” Liam ka rigjetur dashurinë në krahët e modeles Maya Henry dhe këtë e bën të ditur nëpër rrjete sociale sa herë i jepet mundësia.

Të këshilluara

Blero i kthehet muzikës pas dasmës

Pas martesës Blero është duke punuar për një projekt të rëndësishëm muzikor. Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtar ka treguar se së shpejti do të sjellë...

13:12

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI