Flash

Kanye West flet me humor për ish bashkëshortin e Kim

Lapsi.al 30 October 2019
Kanye West flet me humor për ish bashkëshortin e Kim

Pas muajsh pritjeje për albumin e ri, Kanye i dhuroi më në fund botës "Jesus Is King", këtë javë.

Gjatë bisedës së tij me James Corden, këngëtari foli për pothuajse gjithçka. Për vajzën 6-vjeçare, North, për lidhjen me Zotin, për taksat dhe mbi të gjitha për ish-burrin e Kim-it, Kris Humphries. Fillimisht, Kanye u shpreh se vitet e martesës llogariten ashtu si vitet e jetës së qenushave. Këngëtari përshembull ka 5 vjet i martuar me Kim-in, por i duken si 500!

Më tej, West vijoji të thoshte se çifte si Barack dhe Michelle Obama e kanë bërë konceptin e martesës të bukur sërish. "Njerëzit mendonin se s'është dhe aq bukur të jesh i martuar. Pastaj unë u martova dhe të gjihë nisën të thonë se qenka lezetshëm."- u shpreh ai. Duke e ditur mirë që s'është kështu, gazetari ndërhyri dhe tha: "Në fakt, asnjë s'mendon që s'është qef të martohesh me Kim Kardashian. Madje, të gjithë mendojmë të kundërtën.

Kanye, nisi të qesh dhe menjëherë ju kujtua bashkëshorti i parë i gruas.  "Epo mirë, Kris  Humphries jo!"

Kim dhe Kris qëndruan të martuar vetëm për 72 ditë dhe më pas u ndanë, martesë e cila sot i shkakton humor këngëtarit.

Të këshilluara

Blero i kthehet muzikës pas dasmës

Pas martesës Blero është duke punuar për një projekt të rëndësishëm muzikor. Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtar ka treguar se së shpejti do të sjellë...

13:12

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI