Flash

Arbana Osmani: Kam dilema për kushtet e 'Big Brother'

Lapsi.al 30 October 2019
Arbana Osmani: Kam dilema për kushtet e 'Big Brother'

Top Channel do të rikthejë në ekran realityshow-n “Big Brother Albania”, i cili do të mbahet në ambientet e studiove të reja “Nova”, ku është ndërtuar shtëpia e konkurrentëve.

Lajmi u bë i ditur pak kohë më parë në festën e “Top Medias” në nder të 51-vjetorit të Tanit të “Topit”, nga dy moderatorët Isli Islami dhe Ori Nebijaj. Arbana Osmani ka dhënë një intervistë së fundmi për “RevistaWho” ku përveçse ka treguar detaje mbi librin e saj të ri, moderatorja ka folur edhe për Big Brother. A do të jetë Arbana moderatore e  “Big Brother”? “Të them të drejtën nuk e di. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standartet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me “Big Brother” këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma.”- është shprehur ajo. “Besoj që në televizion më shumë se në çdo fushë tjetër, njerëzit që profilizohen në një program të caktuar, për shkak të familjaritetit që fiton programi, kanë më tepër sukses. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është një nga programet më të mira dhe më të ndjekura prej 3 vitesh në “Top Channel”. Unë jam e kënaqur, tv është i kënaqur, audienca gjithashtu, përse duhet të ndyshojmë?”

Të këshilluara

Blero i kthehet muzikës pas dasmës

Pas martesës Blero është duke punuar për një projekt të rëndësishëm muzikor. Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtar ka treguar se së shpejti do të sjellë...

13:12

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI