Flash

Rikthehet Big Brother, kush do të jetë në moderimin e tij

Lapsi.al 29 October 2019
Rikthehet Big Brother, kush do të jetë në moderimin e tij

Big Brother do të rikthehet shumë shpejt! Lajmi u bë i ditur pak kohë më parë në festën e “Top Medias” në nder të 51-vjetorit të Tanit të “Topit”, nga dy moderatorët Isli Islami dhe Ori Nebijaj.

Sipas tyre, reality-show do të fillojë në vitin 2020 dhe ende s’dihet ç’surpriza do të sjellë këtë vit ky format. E pyetur nëse do të rithehet për të moderuar spektaklin, Arbana Osmani u shpreh për revistën “Who” se nuk e di ende dhe se ka dilema për rikthimin e formatit:

“Të them të drejtën nuk e di. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me “Big Brother” këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma”.

Megjithatë moderatorja konfirmoi suksesin e “Dua të të bëj të lumtur” duke thënë se është shumë e kënaqur që është kthyer në një nga programet më të ndjekura prej 3 vitesh në “Top Channel”.

“Besoj që në televizion më shumë se në çdo fushë tjetër, njerëzit që profilizohen në një program të caktuar, për shkak të familjaritetit që fiton programi, kanë më tepër sukses. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është një nga programet më të mira dhe më të ndjekura prej 3 vitesh në “Top Channel”. Unë jam e kënaqur, tv është i kënaqur, audienca gjithashtu, përse duhet të ndryshojmë?”, u shpreh Arbana.

Të këshilluara

Kylie dhe Travis të ndarë përfundimisht

Ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott po përflitet prej disa javësh në media dhe teksa aludohej se e gjitha është bërë për të tërhequr vëmendjen, në fakt gjëra...

13:40

Martohet në fshehtësi aktori i njohur

James McAvoy së fundmi thuhet se është martuar në fshehtësi. Mediat e huaja kanë publikuar një foto të tij dhe partneres, Lisa Liberati dhe kjo e fundit në gis...

12:33

Shpat Kasapi: Femrat shkulin krevatin për mua

Këngëtari Shpat Kasapi ishte i ftuar në “E diell”, ku gjatë intervistës me Ervin Kurtin zbuloi se ka ndërmend t’i futet politikës e të bëhet deputet.  “Pse jo ...

10:55

‘Joker’ thyen rekord fitimesh

“Joker” është zyrtarisht filmi për audiencë të rritur me më shumë fitime në të gjithë globin. Lajmi është konfirmuar nga studioja filmike “Warner Brothers”. ...

10:17

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI