Flash

Probleme për motrën e Meghan Markle

Lapsi.al 29 October 2019
Probleme për motrën e Meghan Markle

Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha Markle u pezullua nga Twitter në fillim të vitit dhe tani po përballet me telashe të tjera. Sipas Daily Mail, policia në Florida ka nisur një hetim mbi të, pasi mendohet se ka bullizuar elektronikisht Princ Harry-n dhe Meghan.

Policia mori ankesa nga njerëz nga shtete të ndryshëm, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Suedinë. Mbetet e paqartë kush e kontaktoi policinë.

“Ka pasur një sërë akuzash për bullizëm elektronik,” tha për Sunday Mirror një oficer i angazhuar me çështjen. “Samantha Markle është në dijeni të këtyre akuzave. Nuk është arrestuar ende. Ky është një hetim i hapur dhe nuk mund të bëj komente të mëtejshme.”

Edhe pse nuk bëhet e ditur për çfarë krimi do të hetohet Samantha Markle, bullizmi elektronik mund të konsiderohet një formë persekutimi, që është i jashtëligjshëm në Florida.

Të këshilluara

James Rodriguez baba për herë të dytë

Mesfushori i Realit të Madridit, James Rodriguez ka marrë një lajm vërtetë të bukur. Kolumbiani ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë. Djali i vogël ...

15:30

Anahi bëhet mama për herë të dytë

Anahi, aktorja e famshme e serialit më të dashur nga të rinjtë gjatë viteve 2004-2006, “Rebelde”, zbuloi se së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë. Këtë l...

14:55

Kylie dhe Travis të ndarë përfundimisht

Ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott po përflitet prej disa javësh në media dhe teksa aludohej se e gjitha është bërë për të tërhequr vëmendjen, në fakt gjëra...

13:40

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI