Flash

Krimi, kriza politike dhe ISIS/ Angazhimet para senatit të ambasadores së re të SHBA

Lapsi.al 29 October 2019
Krimi, kriza politike dhe ISIS/ Angazhimet para senatit të ambasadores

Diplomatja Yuri Kim e propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit ku ka kërkuar mbështetje për marrjen e kësaj detyre. Ajo ka vënë në pah prioritetet e saj ku veçoi si më kryesore, forcimin e kapaciteteve ushtarake për të qenë një aleat më i aftë në NATO, zgjidhjen e krizës politike duke mos lënë mënjanë çështjen e ndikimit rus dhe kinez në Shqipëri si dhe problemin e luftëtarëve të ISIS.

"Së pari do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate” – tha Kim para senatit.

“Së dyti, do të vazhdoja të promovoja zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në një afat të menjëhershëm, do të shtyja liderët e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin politik aktual në një mënyrë që përforcohej kërkesa e pranimit të Shqipërisë në BE dhe vendi të ketë sukses gjatë mandatit si Kryetar i Zyrës së OSBE-së në vitin 2020” – tha Kim.

“Më thelbësorja, unë do të forcoj ndihmën diplomatike dhe ndihmat e SHBA për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformën në drejtësi, të vazhdojë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të krijojë SPAK-un dhe BKH-në.

Unë gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane në hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar” – tha diplomatja amerikane që shtoi se: “Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve.

Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe nëse konfirmohem ambasadore do të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë çështje" - tha Kim.

Yuri Kim u propozua nga Trump në qershor për të zëvendësuar Donald Lu. Ajo është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan nw Kinë, Korenë e Veriut, Turqi, Irak dhe NATO-n. Në Departamentin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin.

Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut. Kim ka qenë Konsull Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Yuri Kim e propozuar nga presidenti Trump pritet të zërë vendin ambasadorit Donald Lu të larguar në maj të 2018-ës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI