Flash

Faktet/ Dritë hijet e vilës së re të Bashës

Lapsi.al 29 October 2019
Faktet/ Dritë hijet e vilës së re të Bashës

Një polemikë e re, që ka në qendër liderin e PD,  ka lindur ditët e fundit. Lulzim Basha po akuzohet se është zhvendosur për të banuar në vilën e njërit prej atyre që e ka akuzuar si oligark i Edi Ramës. Në këtë polemikë ka disa të vërteta, disa ekzagjerime dhe disa mistere.

Në fillim, në disa media kritike me Bashën, u përhap një lajm në formë quizi. Pak a shumë aty theksohej se në mënyrë të çuditshme PD i ka ndërprerë prej një viti sulmet kundër biznesmenit Agron Papuli, të cilin opozita e pati denoncuar më parë si përfitues të pushtetit të Edi Ramës. Aty shkruhej pak a shumë ky tekst:

"Në atë kohë PD ishte mjaft e ashpër, por diçka ndodhi… Askush nuk po flet më për Agron Papulin, njeriun e Edi Ramësn, ortakun e tij, familjarin e tij që qeveria dje i jepte 20 milion euro. Çuditërisht në PD ka rënë heshtja, nuk ka më konferenca shtypi kundër Papulit, siç përfliten shumë nga emrat e biznesmenëve që janë të afërt me qeverinë dhe që Basha dhe Republika e Re i quajnë “ortakë të Kryeministrit”.

Dhe në disa nga mediat, që shpërndanë pak a shumë të njëjtin tekst të të njëjtit lajm, hidhej dhe dorashka e sfidës: në ditët e ardhshme do shpjegohet edhe përseja e kësaj heshtjeje. Atë e zbuloi në fillimin e kësaj jave Dritare.net. Sipas saj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte zhvendosur nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”.

Burimet e kësaj mediaje treguan se Basha dhe familja e tij janë shpërngulur, që prej javës së kaluar, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Dritare tregoi se Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit nga më të pëlqyerit në kryeqytet, i njohur si kompleksi i vilave të Papulit. Madje në ilustrim të lajmit u tregua dhe një foto ku shihet automjeti i Bashës duke hyrë në “Long Hill" duke thënë se janë shtuar rojet e sigurisë së kryedemokratit.

"Nuk dihet nëse Basha e ka blerë vilën apo banon përkohësisht në pronën e ndërtuesit Papuli", thuhej në tekstin e botuar. Pra theksi i lajmit, që dukej si i dirigjuar nga një dorë, nuk qe blerja apo qeraja, por zhvendosja e Bashës në rezidencën e Papulit.

E vënë në presion nga përmasat që mori ky lajm, selia e PD vendosi të reagojë. Sipas PD-së banesa aktuale e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme, pasi është dëmtuar nga tërmeti.

“Ne disa media eshte shperndare nje dezinformim i qellimshem lidhur me banesen e kryetarit te PD Lulzim Basha. Pas disa demeve te shkaktuara nga termeti, banesa e zotit Basha do te duhet t’i nenshtrohet disa punimeve te domosdoshme.

Per kete arsye zoti Basha dhe familja e tij jane zhvendosur perkohesisht ne nje banese me qera, qe nuk ka asnje lidhje me fotot e rreme te shperndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes se zotit Basha jo vetem nuk ka pishine, por eshte me e vogel sesa banesa e tij ne rindertim.

Gjithcka tjeter eshte trillim i sponsorizuar nga qeveria.”– njofton PD.

Pra, PD u përgjigj për blerjen, pishinën, tërmetin, por ajo nuk i dha përgjigje vetëm akuzës fillestare, të ngritur në këmbë me kujdes nga makineria e propagandës së kundërshtarëve të saj. Pse Basha u zhvendos tek rezidenca e biznesmenit që e pati akuzuar dhe pse ka kohë që PD i ka pushuar sulmet ndaj tij. Në thelb ky scoop, që është gatuar në zyrat e Rilindjes, i ngjan asaj sekuencës kur Rama e akuzonte Bashën në kuvend për emrat e oligarkëve të përbashkët dhe ky i fundit në vend që të përgjigjej, thjeshtë ulte kokën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI