Flash

Vargje kërcënuese ndaj Ivanka-s, Eminem merret në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan

Lapsi.al 28 October 2019
Vargje kërcënuese ndaj Ivanka-s, Eminem merret në pyetje nga

Reperi i njohur Eminem është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret amerikan, për shkak të disa vargjeve të tij të konsideruara “të dhunshme”, që kanë lidhje me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump.

Eminem publikoi në 2017-ën një këngë të titulluar “Framed” , ku ndër të tjera shprehet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?” Ai më pas e quan atë një “bjonde e vogël budallaqe” dhe thotë se atë e hodhën në një pellg.

Kënga tjetër në shqyrtim, “The Storm”, është një sulm i vërtetë kundër presidentit amerikan. Ai nënvizon se si Trump nxit urrejtjen mes njerëzve dhe përpiqet të shpërqendrojë amerikanët nga çështje të rëndësishme, siç është tregtia e armëve, duke sjellë vëmendjen në tema joserioze dhe sekondare. Mediat e huaja shkruajnë se agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim tjetër.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i 'The lion'

Aktori i Lion King, Andile Gumbi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak në Izrael javën e kaluar. Gumbi, 36 vjeç, ishte në Izrael duke luajtur rolin e m...

11:24

Selena Gomes, gati për lidhje të re

Në një intervistë për “Zach Sang Show”, këngëtarja rrëfeu se është gati për një lidhje të re. “Kam qenë super single këto dy vite dhe dua të di si do jetë da...

10:23

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI