Flash

Selena Gomez quan lidhjen me Justin toksike

Lapsi.al 28 October 2019
Selena Gomez quan lidhjen me Justin toksike

Selena ka qenë duke dhënë intervista dhe duke folur për jetën e saj romantike, por pa përmendur emra. Në intervistën e fundit në The Zach Sang Show, Selena tha se dashuria e saj e parë ishte “toksik.”

“Je në një fazë në jetë, kur përjeton dashurinë për herë të parë dhe mendoj se mund të jetë pak toksike. Ekziston një varësi që e quan dashuri. Ka pasion dhe acarim me njëri-tjetrin dhe edhe këto i quan dashuri. Zënkat, sherret, i quan dashuri. I kam besuar këto për një kohë të gjatë,” tha ajo.

Gjithashtu, tha se ka qenë “shumë, shumë beqare për dy vjet,” dhe tani e ka të qartë çfarë kërkon nga lidhja e radhës. “Dua të jetë diçka e vërtetë. Nuk dua të jemi të varur nga njëri-tjetri apo të kemi probleme me komunikimin. Kur rritesh, gjen njerëz që përshtaten me ty, që janë në të njëjtat valë me ty,” shpjegoi ajo. Nëse e analizon sadopak, del në përfundimin se lidhja e saj e fundit kishte probleme me komunikimin dhe se ajo ishte e varur nga partneri, por kjo është thjesht një teori.

Të këshilluara

Zbulohen datat e Festivalit të Këngës

Sipas faqes zyrtare në Instagram, edicioni i 58-të i festivalit do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor. Pallati i Kongreseve do të presë 20 këngëtarët pjesë...

13:50

Ndahet nga jeta aktori i 'The lion'

Aktori i Lion King, Andile Gumbi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak në Izrael javën e kaluar. Gumbi, 36 vjeç, ishte në Izrael duke luajtur rolin e m...

11:24

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI