Flash

Për herë të parë në histori Belgjika me Kryeministre femër

Lapsi.al 28 October 2019
Për herë të parë në histori Belgjika me Kryeministre

Belgjika do të drejtohet për herë të parë nga një kryeministre femër. Vendimi u mor nga ministrat kryesorë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këtë të dielë, 44 vjeçarja Sophie Wilmes do të bëjë betimin.

Charles Michel kishte njoftuar ditën e premte se do të hiqte dorë nga të qënurit kryeministër në fund të muajit nëntor, për t’u përgatitur për punën e re si president i Këshillit Europian, detyrë të cilën do ta marrë përsipër që nga 1 dhjetori.

“Do të bëj çmos për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi të situatës aktuale” tha ëilmes në një prononcim të parë për mediat. Sophie Wilmes studioi shkenca komunikimi, marketingu dhe publiciteti në IHECS në Bruksel.

Pas diplomimit, filloi në Komisionin Europian, duke u bërë një ministre federale, katër vjet më parë. Nuk është e qartë se për sa kohë ëilmes mund të mbajë punën e parë, kjo do të varet nga negociatat në vazhdim, por mbase ajo mund të bëhet kryeministrja e qeverisë së re të koalicionit, në varësi të rezultatit të bisedimeve. Kolegët e përshkruajnë Sophie Wilmes si një femër të përpiktë, inteligjente dhe shumë empatike.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI