Flash

BE pranon shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar

Lapsi.al 28 October 2019
BE pranon shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar

Bashkimi Evropian ka arritur dakordësinë për shtyrjen e procesit të çanëtarësimit të Britanisë së Madhe deri më 31 janar 2020.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, në një postim tijin në llogarinë zyrtare në "Twitter". "BE-ja ka rënë dakord për të pranuar kërkesëne e Mbretërisë së Bashkuar për shtyrjen e Brexit-it deri më 31 janar 2020. Vendimi pritet të zyrtarizohet përmes një procedure të shkruar."- shkruan Tsuk.

 

 

 

 

 

 

 

Kjo shtyrje e tretë e Brexit-it, ndodh ndërkohë që deputetët pritet të votojnë propozimet e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më datë 12 dhjetor.

Draft-teksti i një marrëveshjeje mes Brukselit dhe Britanisë, parashikonte që Marrëveshja e Tërheqjes për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, nuk mund të rinegociohej në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar duhej të largohej nga BE-ja këtë të enjte, por Johnson u detyrua të kërkojë një zgjatje të afatit të Brexit-it, pasi Parlamenti nuk pajtohej me marrëveshjen e arritur së fundmi. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI