Flash

Detajet/ Vdekja e kreut të ISIS. Shpërtheu me dinamit brenda një tuneli veten dhe 3 djemtë

Lapsi.al 28 October 2019
Detajet/ Vdekja e kreut të ISIS. Shpërtheu me dinamit brenda një

Donald Trump njoftoi të dielën se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi, “vdiq si qen i frikesuar” si rezultat i një sulmi të forcave speciale amerikane. “Mbrëmë, SHBA-të bënë drejtësi ndaj numrit një të terrorizmit në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur”, tha Trump.

Presidenti e konsideroi operacionin dhe vdekjen e Al-Baghdadit si “më të madh se ate ndaj Bin Ladenit”. Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaedës dhe udhëheqësi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, u vra në vitin 2011 në një operacion gjatë presidencës së Barack Obamës. “Ky është operacioni më i madh që ka ndodhur.

Ky ishte më i keqi ndonjëherë. Osama bin Laden ishte i madh, por Osama bin Ladeni u bë i madh me Qendrën Botërore të Tregtisë. Ky është një njeri që ndërtoi një shtet tërësi, siç dëshironte ta quante”, tha Trump, duke iu referuar krijimit të Shtetit Islamik nga Al-Baghdadi.

Operacioni i fshehtë filloi rreth orës 05:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa tetë helikopterë që transportonin trupat speciale amerikane, depërtuan ne territorin e rrezikshëm drejt bazes në veri të Sirisë, në fshatin Barisha të Idlib ku ndodhej Abu Bakr al-Baghdadi. Shumë avionë të tjerë amerikanë dhe anije u përfshinë gjithashtu në mision.

Lexo me tej:

Kush ishte Abu Bakr al-Baghdadi, “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë

Helikopterët u ndeshen gjatë rrugës me të shtëna. Të paktën dy luftëtarë të ISIS u kapën dhe 11 fëmijë u morën u zune rob. Dy nga gratë e Baghdadit u vranë gjatë operacionit dhe jelekët e tyre të vetëvrasjeve mbetën të pashpërthyer. Në fund, Al Baghdadi, i cili ishte gjithashtu i veshur me një jelek vetëvrasjeje, u fut në një tunel pa dalje me tre fëmijë nga femijet e tij.

Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë e ndiqnin pas dhe e aktivizoi eksplozivin në jelek, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij ishte gjymtuar nga shpërthimi, por u identifikua pas testeve te ADN.

“Unë pashë shumë nga operacioni. Asnjë ushtarak yni nuk u vra gjatë operacionit, ndërsa një numër i madh i luftëtarëve dhe shokëve të Al Baghdadit u vranë me të”, tregoi Trump duke, shtuar se “Ai vdiq pasi vrapoi në një tunel pa dalje, duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”.

Presidenti shtoi se Al Baghdadi tërhoqi tre prej fëmijëve të tij bashkë me të. “Ata u çuan në një vdekje të sigurt. Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë tanë e ndoqën atë. Ai ndezi jelekun e tij me eksploziv, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Krimineli që u përpoq aq shumë për të trembur të tjerët i kaloi momentet e tij të fundit , në panik dhe frikë totale, i tmerruar nga forcat amerikane që e ndiqnin atë”, tha Presidenti duke shtuar: “Ai nuk vdiq si një hero, ai vdiq si një frikacak, duke qarë, duke bërtitur dhe duke çuar tre fëmijë drejt vdekjes bashke me të'.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI