Flash

Angelina Jolie tregon për momentin e vështirë me sëmundjen

Lapsi.al 28 October 2019
Angelina Jolie tregon për momentin e vështirë me sëmundjen

Angelina Jolie ka folur së fundmi rreth zgjedhjeve të saj mjekësore, të kushtëzuara nga rreziku i sëmundjes së kancerit.

44-vjeçarja është shprehur përmes një postimi  në rrjetin social “Facebook” se, e ndërmori përpara disa viteve vendimin për t’iu nënshtruar një mastektomie të dyfishtë (heqjes së të dy gjinjve), për të qendruar pak më gjatë në jetën e fëmijëve, si dhe për të patur mundësi për të takuar nipërit dhe mbesat e ardhshëm. Më tej, Jolie ka risjellë në vëmendje nënën dhe gjyshen e saj, të cilat janë larguar nga kjo jetë në moshë shumë të re, pikërisht nga kanceri i gjirit.

“Unë thjesht ndjej se kam bërë zgjedhje për të rritur shanset e mia, për të qenë këtu, për të parë fëmijët të rriten, si dhe për të takuar nipërit dhe mbesat e mia. Mund të them se kam jetuar mbi një dekadë pa nënën time. Ajo takoi vetëm disa nga nipërit e mbesat e saj dhe shpesh ishte shumë e sëmurë për të luajtur me ta.

Është shumë e vështirë për mua të konsideroj qoftë edhe diçka të udhëhequr në mënyrë hyjnore, kur mendoj se sa do të përfitonin ata nga koha me të, si dhe nga përkujdesja, dashuria dhe mirësia e saj. Ime më luftoi përkundrejt sëmundjes për një dekadë dhe arriti t’ia dilte deri në të 50-tat e saj. Ndërsa gjyshja ime vdiq në moshën 40-vjeçare. Shpresoj që zgjedhjet e mia të më lejojnë të jetoj pak më gjatë”-është shprehur Angelina Jolie.

Risjellim në vëmendje se aktorja është nëna e 6 fëmijëve; Shiloh, Knox, Vivianne, Zahara, Pax dhe Maddox.

Të këshilluara

Selena Gomes, gati për lidhje të re

Në një intervistë për “Zach Sang Show”, këngëtarja rrëfeu se është gati për një lidhje të re. “Kam qenë super single këto dy vite dhe dua të di si do jetë da...

10:23

Kylie Jenner në një lidhje me Drake

Drake bëri një festë ditëlindjeje në Los Angeles pak ditë më parë dhe të gjithë po shkruajnë se zbuluan të dashurën e  tij të re. Sipas”Us Weekly” reperi është...

10:48

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI