Flash

Analiza/ Pse Rama po luan me antitezën SHBA e fortë, BE e dobët (video)

Lapsi.al 28 October 2019
Analiza/ Pse Rama po luan me antitezën SHBA e fortë, BE e dobët

Një nga manovrat e shumta që po luan Edi Rama pas dështimit për të hapur ngociatat e Shqipërisë në 18 tetor, është edhe ajo për t'u futur si pykë në një kundërvënie mes SHBA-së dhe BE-së. Kryeministi shqiptar e ka përforcuar sot këtë ide gjatë një konference, "Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor", të mbajtur në Tiranë. Në një pjesë të mirë të fjalës,  gati 20 minutështe, të shefit të qeverisë, u theksua dualizmi në rritje mes politikave të Uashingtonit dhe Brukselit.

Ndërsa SHBA po e rrit vëmendjen dhe angazhimin në rajonin tonë, duke caktuar përfaqësues të saj si diplomatin e DASH, Palmer, po ashtu edhe ambasadorin Grenell për dialogun Kosovë- Serbi, BE po e  humbet peshën e saj sepse sipas tij, nuk e mban fjalën.

[video width="640" height="340" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/RAMA-SHBA-GATI.mp4"][/video]

Për të ilustruar këtë pafuqi të BE-së, Rama përmendi dy shembuj: Së pari mosdakordësinë mes vendeve anëtare për t'i hapur dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi komisioni Europian u shpreh pozitivisht për to dhe së dyti mosmbajtjen e premtimit për të liberalizuar vizat e kosovarëve pasi të miratohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. BE e hëngri fjalën, megjithëse ajo u liberalizoi vizat miliona qytetarëve të vendeve të tjera, theksoi ai.

Ndonëse kryeministri shqiptar nënvizoi se destinacioni ynë final mbetet BE, ai e konceptoi fjalën e tij në theksimin e kësaj antiteze SHBA- BE. Njëra arsye për këtë mund të jetë thjeshtë pragmatike, për të hedhur vetëm te Europa mossuksesin e Shqipërisë. Por një objektiv më i largët mund të jetë edhe një presion i butë lidhur me tezën më të përfolur, atë të një marrëveshjeje me ndryshim kufijsh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Dihet se megjithëse ka ndryshuar qëndrim së fundi, Rama ka qenë pjesë e planit Thaçi- Vuçiç. Por ky projekt, që u duk sikur i rreshtoi europianët në neutralë ose kundër, e kishte gjithë shpresën të përkrahej nga administrata Trump. Prandaj duke theksuar se Bashkimi Europian dhe sidomos Gjermania nuk mund të përdorë kërbaçin pa dhënë kulaçin, kyeministri u bën një presion të tërthortë kundërshtarëve të kësaj ideje. Këtu ai rreshtohet me një sërë diplomatësh dhe analistësh të shumtë që pretendojnë se duke ndërprerë perspektivën e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit, BE nuk ka asnjë mundësi ta detyrojë Serbinë për një marrëveshje (Shiko paragrafin poshte). Sllogani i deritanishëm ka qenë: Zgjidhni problemin me Kosovën, njiheni atë, që t'u hapet një ditë drita e antarësimit. Duke e fikur këtë shpresë, Beogradi nuk do kishte asnjë shtysë për ta zgjidhur problemin.

Dhe prandaj Rama godet nën brez me tezën e tij: "Po nuk na hapët negociatat ne, ju shuani shpresat për gjithë Ballkanin Perendimor. Ju i thoni dhe Malit të zi dhe Serbisë, se s'do të hynë kurrë në Europë e në këtë mënyrë ju humbni peshën tuaj për t'i shtyrë vendet tona drejt marrëveshjeve, sidomos asaj Kosovë- Serbi".

Pikërisht, kjo mund të jetë arsyeja pse ai po thekson gjithnjë e më shumë diferencën mes një SHBA-je prezente dhe të interesuar dhe një BE-je me pozita më të pafavorshme dhe më të dobët.    

©Lapsi.al

Rama për BE:

"Nuk them ndonjë gjë të paditur nëse theksoj që pas vendimit të KE në 18 tetor, pozicioni i BE në këtë konflikt është dobësuar tej mase dhe kapaciteti i BE për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase, sepse BE me vendimin e marrë i dha një goditje jo të vogël besueshmërisë së vet dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e incentivave që mund të deklarohen, por faktikisht mund të mos mbahen".

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI