Flash

Pasojat që vijnë nga mbajtja e një tështime

Lapsi.al 27 October 2019
Pasojat që vijnë nga mbajtja e një tështime

Rasti i një burri i cili pasi pësoi rupturë në pjesën e pasme të fytit teksa mbajti shpërthimin e ajrit që sjell tështima, ka çuar në shkrimin e shumë artikujve dhe në analizën e doktorëve se çfarë ndodh në trupin tonë, sidmos në pjesën e kokës dhe të qafës në raste të tilla.

34 vjeçari i lartpërmendur u shtrua në spital pasi ndjeu dhimbjen në qafë, në gjendje pamundësie për të folur ose për tu përtypur, e gjithashtu doktorët gjatë ekzaminimit dëgjonin një kërcitje të lehtë që vinte nga zona e qafës deri tek kockat e vertebrës. Një skanim konfirmoi se ajri nga mushkëritë e tij kishte gjetur një rrugë për tu future në indet lidhore dhe muskujt e kraharorit, ku nuk mund të dilte jashtë. Pikërisht kjo ishte shkaktuar nga mbajtja e asaj që duhet të dalë jashtë nga tështima.Mjekët e specializuar të veshit, hundës dhe fytit në Britani paraljamërojnë, nisur dhe nga ky rast, se të përpiqesh ta mbash një tështimë duke u sforcuar apo duke i zënë dhe rrugët e ajrit, mund të çojë në një numër komplikimesh, deri në aneurizma vdekjeprurëse të trurit.

Dr Wanding Yang nga ekipi kërkimor të Universitetit të Leiçesterit thotë: “Të mbash teshtimën nëpërmjet bllokimit të nostrileve (vrimave të hundës) dhe gojës është një manovër shumë e rrrezikshme dhe duhet të shmanget në çdo rast. Mund të çojë drejt komplikacioneve si: ajër i bllokuar mes mushkërive, perforacion i membranës timpanike të veshit dhe rupturë të aneurizmave të trurit, që do të thotë me fjalë të thjeshta një fryrje si tollumbac i enëve të gjakut në kokë.

Doktorët thonë se këto shenja janë të njëjta me sindromën e Boerhaave, e cila çon në shkatërrimin e ezofagut nga të vjellat, vetëm se në këtë rast, presioni i ajrit nga teshtima e bllokuar në zonën oro-laringo-faringeale, ushtrohet pak më sipër, pikërisht në fyt, në faring, menjëherë pas gjuhës.

 

Të këshilluara

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Njerëzit e pasur nuk duken të pasur kur u hedh vetëm një vështrim. Madje, statistikisht, ata që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se ata që janë vërtet. ...

14:00

Mbështesim sipërmarrësit e së ardhmes

Bruksel, 17 Tetor. Data 20 tetor shënon evenimentin e përvitshëm të Ditës Europiane të Mikrofinancës. Në këtë edicion të pestë, po organizohen aktivitete në të ...

16:48

Pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë vetë ata, njerëzit vishen vetëm me të zeza për disa ose të ...

11:54

Anija më e madhe në botë, gati për 2021

Anija e re Royal Caribbean 'Mrekullia e Deteve' do të jetë anija më e madhe e lundrimit në botë kur ajo të dalë në det. Royal Caribbean bëri bujë në industri...

13:18

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI