Flash

Njihuni me 24-vjeçarin i cili u bë milioner brenda ditës

Lapsi.al 26 October 2019
Njihuni me 24-vjeçarin i cili u bë milioner brenda ditës

Eric Tse e cili kohët e fundit është diplomuar në shkollën prestigjioze Wharton të Universitetit të Pensilvanisë në degën financë është bërë miliardier brenda një dite.Prindërit e tij të cilët janë drejtor ekzekutivë të ‘Sino Biopharmaceutical Limited’ të martën që shkoi i kanë dhuruar djalit të tyre një të pestën e aksioneve të kompanisë.

Tse është nga Hong Kongu dhe njihet për jetën e tij luksoze dhe para se të bëhej miliardier të cilën nuk e lë pa e reklamuar dhe në rrjetin social Instagram.

Në fotot e publikuara 24 vjeçari shihet me modele të njohura si Bella Hadid, Lily Aldridge por nuk mungon as fotoja me Rihannën të cilën ai quan idhullin e tij. Gjithashtu më 1 tetor, 70 vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, i riu Tse mori pjesë në festimet e Pekinit të hapura vetëm per personalitete të ftuar.

Deklarata e kompanisë të martën thoshte se prindërit e Tse kishin transferuar aksionet tek ai “për të përmirësuar menaxhimin dhe trashëgiminë e pasurisë familjare”.

Dokumenti u nënshkrua nga kryetarja e kompanisë, Theresa Tse – motra e Eric.

Të këshilluara

A vazhdon lidhja e Feros me Arbenitën

Fero dhe Arbenita Ismajli janë përfolur prej kohësh se kanë marrë vendimin për t’u ndarë. Çifti hoqi të gjitha fotografitë nga rrjetet sociale dhe nuk e ndje...

13:27

Reagon sërish Hailey Bieber

Çështja Gomez-Bieber-Baldwin po zien në rrjet dhe të gjithë presim me kuriozitet reagimin e radhës nga ndonjëri prej tyre. Sigurisht, për Hailey-n e cila s’k...

10:01

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI