Flash

Tragjedia me 39 të vdekur në Britani, Kina kërkon ndëshkime të rënda

Lapsi.al 25 October 2019
Tragjedia me 39 të vdekur në Britani, Kina kërkon ndëshkime

Kina kërkoi nga Britania që “t’i ndëshkojë rëndë” ata që janë përfshirë në vdekjen e 39 shtetasve, që besohet se janë kinezë dhe janë gjetur këtë javë në një frigofer kamion pranë Londrës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina nuk e ka konfirmuar ende nacionalitetin apo identitetin e viktimave, porse është duke punuar me autoritetet lokale. “Policia britanike është në proces intensiv të verifikimit”, tha ajo.

Një ditë më herët u raportua se të 39 viktimat, shumica meshkuj, janë kinezë. Trupat u gjetën të mërkurën në Parkun Industrial Waterglade, rreth 32 kilometra larg Londrës.

Drejtuesit i mjetit, Mo Robinson, 25 vjeç, u arrestua nën dyshimet për vrasje. Dyshohet se frigoriferi kamion ka hyrë në Britani nga Belgjika. Autoritetet e të dyja vendeve thonë se janë duke bërë hetime intensive.

Për vite me radhë, migrantë të paligjshëm kanë provuar të arrijnë në Britani me kamionë. Në vitin 2000, 58 kinezë janë gjetur të vdekur në një kamion me domate në portin Dover.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI