Flash

Serena pranon se kënga e re i dedikohet Justin Bieber

Lapsi.al 25 October 2019
Serena pranon se kënga e re i dedikohet Justin Bieber

Serena e pranoi se tekstet e këngëve të saj më të reja janë personale. Këngëtarja e famshme publikoi dy hite njëra pas tjetrës dhe të dyja lidhen me historinë e jetës së saj pasi siç thotë ajo, gjithçka e lidh me të vërtetën. Në këngën e fundit ajo pranonte ndarjen dhe dhimbjen që kishte ndjerë pasi mbaroi dashuria e saj e parë:

“Ata ranë në dashuri në verë / Shumë e egër për njëri-tjetrin / E shndritshme deri sa nuk ishte më / Ndiheshe mirë deri sa jo më/ Ishte dashuria e saj e parë e vërtetë / E tija gjithashtu derisa ai gjeti një tjetër / Oh Zot kur ajo e kuptoi / Besimi ra përtokë”!

Dhe sigurisht që këto vargje lidhen me jetën e saj private.

“Është shumë e vërtetë për mua dhe e di që është argëtuese për njerëz të tjerë. Do të ishte budallallëk nga ana ime që të mos e pranoja atë që kam ndjerë sepse s’do të ishte autentike, dhe kjo është gjithçka që dua të jem dhe të bëj.

E di që janë mijëra njerëz, meshkuj dhe femra e kanë ndjerë këtë gjë, dhe është shumë reale, dhe sa u përket mediave sociale nuk ka rëndësi nëse je në pozicionin tim apo të dikujt tjetës sepse gjithmonë do të gjesh këtë frymë negative”.

Megjithatë këto ishin këngët e fundit të Selenës për historinë e kaluar. Ajo tha se e ka mbyllur këtë kapitull dhe këngët e reja të albumit lidhen me atë që është sot dhe atë që do të bëhet.

/Cosmopolitan

Të këshilluara

Jonida Maliqi kërkon falje publike

Jonida Maliqi gjithmonë poston për ndjekësit foto nga përditshshmëria dhe udhëtimet e mrekullueshme. Së fundmi Jonida ishte në Marrakech së bashku me Alketa ...

14:24

Kanye West i dedikon albumin e ri Krishtit

Kanye West dha intervistën e tij të parë pas shumë kohësh për të promovuar albumin e ri, “Jesus Is King” dhe le të themi që reperi nuk u përmbajt. Duke nisur ng...

13:23

Selena flet për Haileyn dhe Justin

Selena Gomez dhe Justin Bieber mund të jenë ndarë më shumë se një vit më parë, por është goxha e qartë që ndarja ka qenë goxha e vështirë për këngëtaren. Selena...

12:30

Dua Lipa, gati kënga e re e saj (Video)

Dua Lipa e di që ka ardhur koha që për fansat e saj ta sjell projektin e ri muzikor, të titulluar “Don’t Start Now. Përmes një fotografie të hedhur në Insta...

11:17

Martohet artisti i 'Red Hot Chili Peppers'

Ylli i “Red Hot Chili Peppers”, Flea, është martuar me stilisten e modës Melody Ehsani Rockeri u martua me të fejuarën gjatë fundjavës dhe postoi në mediat s...

10:01

Instagram heq filtrat për kirurgjinë

Instagram do të heqë nga platforma gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike, pasi përdoruesit janë të shqetësuar se dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzv...

19:52

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI