Flash

Morena Taraku heq dorë nga rrjetet sociale pas zhgënjimeve të shumta

Lapsi.al 25 October 2019
Morena Taraku heq dorë nga rrjetet sociale pas zhgënjimeve të

Pasi publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Missed Call”, Morena Taraku vendosi të bëjë në ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj.

Pas zhgënjimeve të shumta që ka marrë kohëve të fundit, ajo ka treguar se i nevojitet të marrë një pushim nga rrjetet sociale.

Këtë periudhë ajo do ta kalojë duke iu përkushtuar më shumë vetes dhe familjes, të cilat i ka lënë pas dore për shkak të angazhimeve.

Morena ka publikuar një status të gjatë në Instastory, ku shpjegon me hollësi si ndihet dhe pse ka vendosur ta marrë këtë vendim.

“Doja t’iu falenderoj për çdo pikë dashurie që më keni fal, për çdo koment e çdo përkrahje. Unë nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe në brendësinë time. Ne si artistë ndonjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes te vetja.

Shumë dashuri por edhe urrejtje, ofendime… të gjitha këto i mban mbi supe një artist. Unë kam dhënë pak apo shumë për artin shqiptar, atë e dinë mirë ato që kanë qenë në rrugëtimin tim me mia. Jam shumë e zhgënjyer nga shumë gazeta e gazetarë që për interesa të veta personale, njollosin mundin tonë. Ju betohem gjithë atyre që më duan dhe që ndoshta me këtë lajm edhe do i mërzis por kam nevojë të dua veten dhe familjen time, që asnjëherë s’pata kohë aq sa duhet për ta.

Juve Morenatorsa që jeni aty ku është gëzimi e dhimbja ime gjithmonë dua të iu them që iu kam në zemër dhe shpirt në çdo cep të jetës”- ka shkruar këngëtarja.

Të këshilluara

Can Yaman flet për lidhjen e re

Can Yaman dhe Aslışah Alkoclar janë parë së fundmi nën shoqërinë e njeri tjetrit deri në orët e para të mëngjesit. Kjo gjë ngriti dyshimet për një romancë ndërm...

17:33

Mozzik i rikthehet intervistave

Mozzik ka vendosur të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë si i ftuar në një program të njohur televiziv. Ai ka ndarë pak minuta më parë një video nga prapa...

16:47

Sara Hoxha publikon foton e Roman.

Dy javë pasi u bë nënë për herë të dytë, Sara Hoxha ka publikuar foton e radhës së vogëlushit të saj të sapolindur, Roman. Në foton e publikuar në Instagram,...

15:19

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI