Flash

Jonida Maliqi kërkon falje publike

Lapsi.al 25 October 2019
Jonida Maliqi kërkon falje publike

Jonida Maliqi gjithmonë poston për ndjekësit foto nga përditshshmëria dhe udhëtimet e mrekullueshme.

Së fundmi Jonida ishte në Marrakech së bashku me Alketa Vejsiun, ku po punojnë për realizimin e një projekti.

Këngëtarja po ashtu ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Marokut. Ndërkohë, një postim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ngjallur debat në rrjet.

Në një foto që Jonida publikoi, shfaqej me dy majmunë të vegjël në duar, ndërsa ishin të lidhur me zinxhirë. Ndërkohe, fansat e kanë akuzuar për mungesë ndjeshmërie ndaj kafshëve dhe këngëtarja është detyruar të fshijë postimin si edhë të bëjë një sqarim publik.Postimi i këngëtares:

Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve.

Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj.

Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt.

Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije!

Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton!

Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe. Faleminderit per mirekuptimin!

Të këshilluara

Kanye West i dedikon albumin e ri Krishtit

Kanye West dha intervistën e tij të parë pas shumë kohësh për të promovuar albumin e ri, “Jesus Is King” dhe le të themi që reperi nuk u përmbajt. Duke nisur ng...

13:23

Selena flet për Haileyn dhe Justin

Selena Gomez dhe Justin Bieber mund të jenë ndarë më shumë se një vit më parë, por është goxha e qartë që ndarja ka qenë goxha e vështirë për këngëtaren. Selena...

12:30

Dua Lipa, gati kënga e re e saj (Video)

Dua Lipa e di që ka ardhur koha që për fansat e saj ta sjell projektin e ri muzikor, të titulluar “Don’t Start Now. Përmes një fotografie të hedhur në Insta...

11:17

Martohet artisti i 'Red Hot Chili Peppers'

Ylli i “Red Hot Chili Peppers”, Flea, është martuar me stilisten e modës Melody Ehsani Rockeri u martua me të fejuarën gjatë fundjavës dhe postoi në mediat s...

10:01

Instagram heq filtrat për kirurgjinë

Instagram do të heqë nga platforma gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike, pasi përdoruesit janë të shqetësuar se dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzv...

19:52

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI