Flash

Gèrard Depardieu merr 'Çelsin e qytetit' të Gjirokastrës (Video)

Lapsi.al 25 October 2019
Gèrard Depardieu merr 'Çelsin e qytetit' të

Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Megjithëse shesh-xhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”.

Filmi që është një bashkëprodhim kosovar-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj. Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Z. Depardieu mori zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës.

Gérard Depardieu nuk ka pranuar të komentojë gjatë qëndrimit të tij në Gjirokastër por është parë i kënaqur përgjatë 2 ditëve të qëndrimit në shoqërinë e stafit dhe bashkëpunëtorëve kosovarë. Nga ana tjetër bashkia e qytetit e ka vlerësuar ngjarjen si me mjaft rëndësi për imazhin turistik.

https://youtu.be/lgMb9SzYTTA

Të këshilluara

Can Yaman flet për lidhjen e re

Can Yaman dhe Aslışah Alkoclar janë parë së fundmi nën shoqërinë e njeri tjetrit deri në orët e para të mëngjesit. Kjo gjë ngriti dyshimet për një romancë ndërm...

17:33

Mozzik i rikthehet intervistave

Mozzik ka vendosur të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë si i ftuar në një program të njohur televiziv. Ai ka ndarë pak minuta më parë një video nga prapa...

16:47

Sara Hoxha publikon foton e Roman.

Dy javë pasi u bë nënë për herë të dytë, Sara Hoxha ka publikuar foton e radhës së vogëlushit të saj të sapolindur, Roman. Në foton e publikuar në Instagram,...

15:19

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI