Flash

Zënka e Harry dhe William, arsyeja bashkëshortet

Lapsi.al 24 October 2019
Zënka e Harry dhe William, arsyeja bashkëshortet

Prej disa kohësh mediet botërore po flasin për një “konflikt” në familjen mbretërore, kryesisht mes dy vëllezërve, Harry-t dhe William-it. Si gjithmonë, familja mbretërore preferon të qëndrojë në heshtje dhe të mos reagojë ndaj këtyre lajmeve, por së fundmi, Harry ka folur rreth marrëdhënies së tij me William-in dhe duket se lajmet nuk janë krejt të pabaza. Harry e ka pranuar hapur se marrëdhënia me të vëllanë ka ndryshuar dhe nuk është më si më parë, por siç thotë ai, “gjëra të tilla ndodhin kur je pjesë e familjes mbretërore, pasi ka presione”.

“Kur ke këtë rol, je pjesë e kësaj familjeje, ke shumë presion dhe është e pashmangshme… gjërat ndodhin. Por, ne jemi vëllezër, do të jemi gjithmonë vëllezër. Po ndjekim rrugë të ndryshme për momentin, por unë do të jem gjithmonë i pranishëm për të dhe ai do të jetë gjithmonë për mua”, -ka thënë princi në dokumentarin “Harry & Meghan: An African Journey”.

Megjithatë, Harry ka pranuar se shumica e lajmeve që qarkullojnë në media janë të sajuara. ”Nuk takohemi aq shpesh sa takoheshim dikur, sepse jemi shumë të zënë, por unë e dua shumë [William-in]. Shumica e lajmeve krijohen nga hiçi, por e keni parasysh, jemi vëllezër dhe kemi ditët tona të mira dhe ditët tona të këqija”, -është shprehur Harry

Të këshilluara

Bebe Rexha: Marr rreziqe, dua të fitoj

Bebe Rexha ka fituar 5200 dollarë në kumar në Las Vegas dhe pas kësaj i ka qerasur me një drekë shokët e saj…kurse kënga e saj për filmin, ku luan Angelina Joli...

14:17

Anwar Hadid vuan nga kjo sëmundje

Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Tashmë, lidhja e tyre është familjare dhe ata ...

11:35

Maluma në një lidhje me Winnie Harlow

Maluma është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga femrat dhe me siguri miliona fanse ëndërrojnë të jenë tani në vendin e modeles Winnie Harlow. Kjo...

10:52

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI